Ramsi ndjek modelin e Aleksis Sançez, tek Arsenali janë të xhindosur

0

Aron Ramsi është lojtari më i përfolur te skuadra e Arsenalit gjatë ditëve të fundit. Mesfushorit i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni dhe drejtuesit e “topçinjve” kishin muaj që bisedonin për zgjatjen e marrëveshjes së bashkëpunimit  midis palëve.Por, mesa duket situata ka marrë një kthesë 180 gradë dhe Ramsi do t’i japë fund 11 viteve me Arsenalin në fund të këtij sezoni.

Në një intervistë për medien angleze “The Guardian”, 27-vjeçari ka konfirmuar se do të qëndrojë te Arsenali deri në fund të sezonit dhe më pas do të vendosë për të ardhmen e tij: “Në një moment kujtova se kisha arritur një marrëveshje me klubin, por situata nuk është më e njëjtë”, tha lojtari i përfaqësueses së Uellsit.

Me siguri tifozëve të Arsenalit po i kujtohet rasti i vitit të kaluar me sulmuesin kilen Aleksis Saçez, i cili ndodhej në të njëjtën pozitë si Ramsi sot dhe u transferua te Mançester Junajtid në merkaton e janarit në këmbim të armenit Henrik Miktarjan. Për uellsianin ka pasur interes të madh nga klube të Serie A si Juventus dhe Milan.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.