Ramsej-Silva, ka zhvillime në kampin e Milanit!

Jo vetëm shefin ekzekutiv Gazidis, Milan po mendon edhe për Ramsejn nga Arsenal. Mesfushori uellsian ka një kontratë deri në fundin e sezonit që e lidh me “topçinjtë” dhe akoma palët nuk kanë rënë dakord për rinovimin e këtij të fundit.
Nga kjo çështje po përpiqet të përfitojë pikërisht Milan që gjithashtu po tenton te joshë edhe shefin ekzekutiv të Arsenal, Ivan Gazidis, i cili shihet si çelësi për të dërguar 27-vjeçarin drejt Milanos.

Aron Ramsej ka shpenzuar një dekadë tek Arsenal kur erdhi në vitin 2008 nga Kardif Siti. Ndoshta për të mund të jetë momenti për ndërrim ambienti.

PORTUGEZI – Andre Silva bind gjithnjë e më shumë, Sevija po mendon blerjen përfundimtare. Fill pas ndeshjeve të kombëtareve, gjithashtu pas paraqitjes mjaft të mirë në supersfidën Portugali-Itali dhe golit të shënuar, Andre Silva mund të bëhet përfundimisht një lojtar i Sevijas.

Klubi andaluzian po mendon gjithnjë e më shumë për finalizimin e blerjes së sulmuesit të talentuar portugez pas paraqitjeve dhe golave të shënuar në kampionat. Andre Silva aktualisht është në huazim me të drejtë blerje tek klubi i Sevijas nga italianët e Milan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *