Ramos: Ne gjithmonë luftojmë, kurrë nuk heqim dorë

Reali i Madridit është në një moment të errët. Kampionët e Europës nuk fitojnë prej 5 ndeshjesh, katër prej të cilave i kanë humbur dhe sikur të mos mjaftonte, gjatë kësaj periudhe kanë shënuar vetëm 1 gol.

Një moment mjaft i keqe, sidomos para ndeshjes me rivalët e Barcelonës. Ndeshja e fundit ishte ajo me Levanten, ku u regjistrua një tjetër humbje, megjithatë ishte një sfidë shumë e veçantë për kapitenin Serxho Ramos, i cili futet në histori.

Mbrojtësi arriti në kuotën e 400 ndeshjeve në kampionat me fanellën e “galaktikave”. Ramos futet kështu në listën e 10 lojtarëve me më shumë prezenca për Realin në histori. Ai vetë ka reaguar në këtë moment të vështirë duke bërë thirrje si një kapiten i vërtetë se duhet të punojnë të gjithë për ta kaluar këtë moment të vështirë: “Ne luftojmë gjithnjë, kurrë nuk heqim dorë” ka shkruar Ramos në profilin e tij në “twitter”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *