Ramos mund të përfundojë te Chelsea

0

Fakti që Serxhio Ramos vazhdon të mos pranojë rinovimin e ofruar nga ana e presidentit të Realit, Florentino Perez ka krijuar një lumë polemikash rreth të ardhmes së tij. Lajmi më i fundit vjen nga Anglia ku aludohet se drejtues të Çelsit kanë lidhur kontaktet me vëllanë dhe njëkohësisht menaxherin e mbrojtësit, Rene, për të mësuar nëse lojtarit do t’i interesonte të luante një ditë në “Stamford Bridge.” Murinjo e ka të qartë nevojën e një mbrojtësi premtues për vitin e ardhshëm dhe Ramos momentalisht është alternativa më e mirë e mundshme. Problemi i vetëm qëndron në marrdhënien mes portugezit dhe futbollistit i cili në vitin e fundit të Murinjos në Madrid pati disa përplasje që mendohet se ndikuan në largimin e teknikut nga “Los Blancos”. Pavarësisht konflikteve me Sergio Ramos, nese ky i fundit pranon të luajë për ekipin e Abramoviç, Murinjo njësoj si me Fabregas do të kërcas dhembët dhe do të ketë në njëmbëdhjetëshin e tij një nga mbrojtësit më të mirë në Europë. Gjithsesi vetë trajneri i londinezëve shpesh herë përpara gazetarëve ka deklaruar hapur dëshirën për të pasur në ekipin e tij një mbrojtës të Realit, por jo Ramos. Mbrojtësi me i mirë në botë, siç preferon ta quaj Murinjo, është Varan dhe pikërisht francezi është lojtari që 52 vjeçari do të shohë me fanellën e Çelsit.
Cavs 4s,
Cavs 4s For Sale,
Jordan Cavs 4,

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.