Ramos mund të humbasë finalen në Champions

0

Reali nuk e ka luajtur ende kthimin ndaj Atletikos, por pas triumfit të djeshëm 3-0 finalja duket shumë pranë.

Trajneri i Atletikos Diego Simeone u ankua edhe për arbitrimin pas ndeshjes, por ankesa e tij nuk kufizohej vetëm te goli i parë i ndeshjes, me Kristiano Ronaldon që ishte fillimisht pozicion jashtë loje dhe në krosin e e dytë ishte pozicion i rregullt.

Pati edhe një episod në minutën e fundit të pjesës së parë që ka tërbuar me të drejtë Atletikon, sepse gjatë një aksioni sulmues të Realit, Sergio Ramos u fut në zonë dhe i dha një goditje të fortë mbrojtësit vendas Lukas Hernandez, i cili as e kishte mendjen fare dhe ishte larg kapitenit të Realit, që bëri një veprim pa kuptim.

Arbitri anglez Atkinson nuk mori asnjë masë, por tani UEFA mund të marrë vendim bazuar në pamjet filmike. Precedenti që tremb Realin vjen nga viti 2001: Roma-Shahtar, De Rosi goditi me bërryl kroatin Srna. Anglezi Hauard Ueb nuk pa gjë, por UEFA pezulloi për 3 ndeshje italianin. Po tani, si do të sillet qeveria e futbollit europian?

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here