Ramos mban krahun e Mesit: Maradona vite dritë larg tij

Serxho Ramos dhe Leo Mesi nuk gëzojnë një raport miqësor. Mes palëve nuk ka ngacmime jashtë fushës së lojës, por kur të dy vihen në tapet përballë njëri-tjetrit shpesh herë situata ka dalë jashtë kontrollit.

Së fundmi, mbrojtësi i Real Madrid ka dal menduar të qetësojë situatën mes të dyve duke komplimentuar “pleshtin”. I pyetur gjatë një intervistë mbi krahasimin Maradona-Mesi, Ramos ktheu përgjigjen  e mëposhtme:

https://www.youtube.com/watch?v=e_R3W_CgWM4

“E respektoj Maradonën, por në Argjentinë të gjithë e dinë që ai është vite dritë larg lojtarit më të mirë në historinë e Argjentinës, që për mendimin tim është Leo Mesi”, tha Ramos në një intervistë për “goal.com”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *