Ramos ka një mesazh të bukur për Salah

Kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos, e drejtoi skuadrën madrilen e në finalen e tretë të fituar në kompetiiconetllin me të rëndësishëm europian, duke bërë diçka që nuk ndodhte prej 4 dekadash, me Franc Bekenbauer që e kishte arritur për herë të fundit në periudhën 1974-1976.

Finalja e djeshme e pa Ramosin të bëhej protagonist për faktin se nga një përplasje me të u dëmtua Mohamed Salah, ylli i Liverpulit. Pas ndeshjes Ramos mohoi ndërhyrjen e qëllimshme: “Ajo që ndodhi me Salah ishte e trishtueshme, nuk ia uroj askujt. Megjithatë, nuk ndihem fajtor, pasi ai u kap i pari pas meje dhe nuk e evitojë dot rrëzimin. Kush ankohet, nuk ka luajtur kurrë futboll”.

Më vonë Ramos postoi në Twitter një mesazh të bukur për yllin egjiptian: “Futbolli të tregon anën e vet me të bukur dhe ndonjëherë atë më të shëmtuarën. Së pari jemi shokë dhe kolegë. Të uroj shërim te shpejtë, Salah“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *