Ramos: Higuainit do t’ia marr frymën

0

Finalja në Champions League do të jetë Juventus-Real Madrid, ashtu si para dy dekadash. Një sfidë titanësh, dy skuadra të shkëlqyera dhe që e duan me çdo kusht trofeun. Reali kërkon të konfirmohet si klubi më i madh në botë, ndërsa Juve kërkon një trofe që i mungon prej më shumë se 20 vitesh.

Kapiteni i Real Madridit Sergio Ramos e parashikon si një betejë: “Jam krenar për skuadrën time, sepse tregoi personalitet. Ky grup ka shumë uri. Do të jetë një ndeshje për dashuruesit e futbollit. Jam shumë krenar që luaj finalen e tretë në 4 vitet e fundit, është diçka e jashtëzakonshme, që do ta kujtojnë nipat tanë”.

Për Ramosin do të jetë një duel i egër me një ish-shok skuadre te Reali, Higuainin: “Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të prej vitesh, por nuk kam ndërmend t’i lë asnjë hapësirë, do t’ia marr frymën. Do ketë shkëndija në fushë. Juventusi është ekip i shkëlqyer, mbrojtja, Dibala, Pipita…”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here