Ramos: Dimë të vuajmë e të fitojmë

Kapiteni i Realit të Madridit, Serxhio Ramos ka vlerësuar maksimalisht suksesin e “los blancos” që kanë siguruar finalen e tretë radhazi në Champions dhe të katërtën në 5 sezonet e fundit. Ramos ka komentuar ndeshjen duke vënë në dukje forcën e Bajernit.

“Bajerni është një ekip i madh dhe këtë e tregon vit pas viti. Ka qenë një përballje shumë e fortë, tepër e vështirë. Ata kanë pasur më shumë zotërimin e topit, kemi vuajtur jo pak, por në linja të përgjithshme kemi qenë më të mbledhur si ekip”- ka komentuar kapiteni i Realit.”

Suksesi

“Nuk mund të shkosh në finale pa vuajtur. Ne e kemi treguar dhe njëherë se dimë të vuajmë dhe të fitojmë. Nuk besoj se ka dyshime se e merituam të jemi në finalen e Kievit. Të gjithë ne duhet të jemi krenar për këtë ekip. Jemi përsëri në finale, kemi përsëri mundësi të fitojmë një tjetër trofe.”

Besimi

“Duhet të besosh gjithnjë. Kjo është e rrënjosur në ADN-në e këtij klubi. Kemi ditur të kalojmë të gjithë së bashku momentet e vështira. Tani që kemi lënë pas dhe këto dy përballje të mëdha duhet të mendojmë të qetë për finalen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *