Ramos dëmtoi Kariusin? UEFA nuk hap hetim

0

UEFA nuk ka në plan të hapë ndonjë hetim në lidhje me dëmtimin e mundshëm të portierit të Liverpulit Loris Karius në finalen e Champions League mes Liverpulit e Realit. Kjo do të thotë që Sergio Ramos nuk rrezikon ndonjë pezullim, edhe sikur të jetë e vërtetë që ai ka qenë shkaku i tronditjes që ka pësuar portieri i Liverpulit në kokë. Ditën e djeshme mjekë amerikanë që vizituan portierin gjerman arritën në përfundimin se një goditje e marrë në kokë nga Sergio Ramos mund të kishte ndikuar në rendimentin e Kariusit gjatë finales, me portierin që bëri dy gabime trashanike gjatë ndeshjes. Natyrisht, është një aludim që nuk mund të vërtetohet 100% shkencërisht dhe përveç kësaj, në futboll ka mijëra përplasje me apo pa dashje dhe nuk ka logjikë që të mendohet ndonjë zgjatje pa fund e kësaj historie.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.