Ramos braktis Realin, gjithë Europa pas tij!

0

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja dhe Reali i Madridit mund të humbasë një nga pikat kyç të suksese të mëdha të viteve të fundit.

Sipas raportimeve të mediave iberike, Sergio Ramos është në dyshim për të ardhmen. Kapiteni i Realit mbylli sezonin e 14-të në Madrid. Ai kurrë nuk ka marrë parasysh ofertat që i kanë ardhur, ndërsa situata ka ndryshuar.

Ramos po tundohet nga ideja për të provuar emocione të tjera në karrierën e tij. Nëse ndahet me Realin, katër klube janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë: PSG, Mançester Junajtid, Juventusi dhe Liverpuli.

Kristiano Ronaldo i ka kërkuar drejtuesve të Juves që të veprojnë shpejt dhe të nisin negociatat me 33-vjeçarin. Problemi i vetëm mbetet klauzola e çmendur prej 800 milionë eurosh. Megjithatë, rëndësi ka mendimi i lojtarit.

Nëse Ramos vendos të largohet, atëherë Reali do të detyrohej që të ulte goxha shifrën e përcaktuar në klauzolë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.