Rami i jep fund me Francën, tani i përkushtohet Pamela Andersonit!

Adil Rami ishte një ndër 23 lojtarët që u nderua me një medalje kampioni, por 32-vjeçari nuk luajti qoftë edhe një minutë, madje ai për pak sa nuk u bë një “Armik Kombëtar”, pasi në filim të Botërorit i shkaktoi një dëmtim (të lehtë) talentit Mbape, pas një ndërhyrjeje të rrezikshme në seancat stërvitore.

Qendërmbrojtësi, duke parë moshën e madhe, si dhe brezat e rinj që i kanë zënë vend, vendosi të lajmëronte dorëheqjen e tij nga kombëtarja franceze pas tetë vitesh në shërbim të “Gjelave”, ku është aktivizuar 35 herë.

Tani Rami do të fokusohet te klubi i Marsejës dhe te jeta personale, ku së fundmi lidhja e tij me aktoren e famshme amerikane Pamela Anderson ka bërë që Rami të marrë famë dhe në Shtetet e Bashkuara. Diferenca midis çiftit është e frikshme, plot 19 vjet, por, ndoshta për ta vlen shprehja: Mosha është thjesht një numër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *