Ramela: Të mendojmë për të ardhmen

0

 

Nëse vlonjatët do të eliminoheshin edhe nga Kupa, objektivat do të merrnin fund për këtë sezon dhe diçka e tillë ndodhi dje, teksa Flamurtari u mposht 3-1 në Korçë. Pas kësaj humbjeje, italiani i stolit vlonjat, Ernestino Ramela, ka theksuar se tashmë puna duhet të fokusohet tek e ardhmja, por kampionati do të respektohet: “Më vjen keq, që nuk arritëm të shkonim më tej. Mendoj se sot (dje) vendosën episodet për të nxjerrë fituesin. Na kanë penalizuar njëkohësisht edhe dëmtimet që kishim. Gjithçka, me pak fjalë, ishte kundër nesh. E vërteta është se jemi jashtë objektivave të sezonit dhe unë, si trajner, do të mendoj që tani për Flamurtarin e ardhshëm. Do të mundohemi të gjejmë lojtarë, pse jo që në këtë moment, për të ndërtuar Flamurtarin e ardhshëm. Nuk duhet të harrojmë se kemi edhe lojtarë të huazuar që na vlejnë, siç është rasti i Metos. Deri në fund do të aktivizoj lojtarë të ndryshëm, në mënyrë që t’u jap të gjithëve hapësira për të treguar sa vlejnë. Flamurtari do ta respektojë kampionatin deri në fund”, – u shpreh trajneri Ramela.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.