Ramazani: Shkumbini nuk mendon për Devollin

0

Daniel Ramazani është një nga futbollistët me më shumë eksperiencë te Shkumbini. 32-vjeçari ka provuar të luajë edhe në skuadra të tjera në futbollin shqiptar, madje edhe në Kategorinë Superiore. Peqinasit luajnë sot kundër Delvinës në transfertë dhe fitorja është detyrim.

Sikurse deklaron mbrojtësi, te Shkumbini nuk mendojnë aspak për Devollin e vendit të dytë. “Ne shohim punën tonë dhe nuk mendojmë se çfarë bën Devolli që na ndjek në renditje. Pozicionimi në vendin e parë besoj se e tregon që e kemi merituar këtë kryesim dhe deri në fund do e mbajmë këtë pozicion. Luajmë në Delvinë, një sfidë ku shkojmë me synimin e vetëm për të fituar”, është shprehur Ramazani.

Në llogaritë e mbrojtësit peqinas, vendi i parë është hipotekuar prej tyre. Ai mendon se i kanë të sigurta 9 pikët në tre ndeshjet e fundit në kampionat. “Pasi ta mbyllim me sukses transfertën në Delvinë, ne presim Skraparin në Peqin dhe shkojmë në transfertë me Albpetrolin në Patos. Janë 9 pikë në lojë dhe jam i sigurt që do t’i marrim”, përfundon mbrojtësi Daniel Ramazani.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.