Ramazani ka rregulla, portieri i Tunizisë “dëmtohet” sapo perëndon dielli

Portieri i kombëtares së Tunizisë duket se ka simuluar dëmtime gjatë miqësoreve të fundit të skuadrës së tij, për të lejuar ndërprerjen e lojës, çka ka bërë të mundur që shokët e ekipit të kenë mundësi të pinë ujë e të hanë diçka të shpejtë.

Muez Hasen u dëmtua në fillim të pjesës së dytë në miqësoren kundër Portugalisë dhe bëri të njëjtin veprim, duke u shtrirë në tokë thuajse pa ndjenja, në miqësoren kundër Turqisë. Të dy episodet erdhën kur perëndoi dielli, çka shënon momentin e ditës kur agjërimi për Ramazan përfundon.

Sapo portieri rrëzohej në tokë i dëmtuar, shokët e skuadrës nuk shkonin tek ai për të parë si ishte, por vraponin drejt stolit, për të pirë ujë e për të ngrënë ndonjë gjë të shpejtë, para se të ktheheshin në fushën.

Rastësi apo jo, Tunizia barazoi ndaj Portugalisë (2-2) dy minuta pas ndërprerjes së lojës. Edhe miqësorja ndaj Turqisë përfundoi 2-2.

Gazetarët tunizianë evidentuan ngjarjet e çuditshme, ndërsa reporteri Suhail Hmira shkroi në Twitter se ishte një marrëveshje mes lojtarëve.

Shokët e ekipit e ngacmuan në Twitter, me Çaker Alhadhur që shkruante: “E dinim që po bëje gjoja si i dëmtuar”, ndërsa portieri i Nicës reagoi duke shkruar “Isha i dëmtuar, vëlla”, ndërsa pas mesazhit kishte fytyra të qeshura.

Portieri Hasen nuk pati ndonjë problem në fushë, edhe pse mund të quhet simulim dhe vonesë loje, por është një situatë që duhet mirëkuptuar. Si nuk i shkoi mendja Turqisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *