Ramadani sulmon Partizanin: Trajnerët merreshin me intriga dhe thashetheme

Sulmuesi i larguar: Te Partizani mund të ndodhë gjithçka. Gega më ka nxjerrë jashtë planeve të ekipit të tij. Do kthehem në Maqedoni

Eraldo Harlicaj

Largimi i papritur i Emran Ramadanit nga Partizani nuk i ka pëlqyer aspak këtij të fundit. Sulmuesi ka sulmuar hapur të kuqtë për mënyrën se si janë sjellë me të. Ai mendon se ndaj tij është bërë padrejtësi dhe se meritonte shumë më tepër. Sulmuesi i afruar në merkaton e janarit e mbyll jo si duhet aventurën e tij me “demat”, pasi sulmon dhe trajnerët që ka punuar me ta. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Ramadani i shpalos të gjitha.
Ramadani, a e prisnit largimin tuaj nga skuadra e Partizanit?
-Të them të drejtën dhe e prisja dhe nuk e prisja. E prisja për faktin e thjeshtë se te “demat” ndodh gjithçka, nuk e prisja pasi mendoj se nuk e meritoja largimin.
– A morët një arsyetim se pse nuk jeni në fazën përgatitore që po zhvillohet në Ohër?
-Drejtuesit më kanë thënë se nuk jam në planet e trajnerit Skënder Gega, por nuk është se kam biseduar shumë me ta. Tekniku Gega ka thënë që unë nuk duhet të jem, se nuk më pëlqen si lojtar.
A mendoni se Gega kishte kohën e mjaftueshme për t’iu gjykuar?
Mua më është bërë padrejtësi e madhe, por nuk e vras shumë trurin. Këtu e kam parë se mund të ndodhë gjithçka.
– Çfarë nënkuptoni me këtu mund të ndodhë gjithçka?
Asgjë, nuk dua ta zgjas. Falenderoj klubin dhe pse më është bërë padrejtësi, e përsëris.  
– Pse të është bërë padrejtësi e madhe, nga kush? Keni punuar me Starovën, Dalipin dhe Gegën. Kush e bëri padrejtësinë?
– Unë mendoj se më është bërë padrejtësi, pasi të 3 trajnerët merreshin me intriga dhe thashetheme.
Pse mendoni se keni luajtur aq pak vjet?
– Kjo pyetje i takon trajnerëve dhe jo mua.
– Këta janë akuza të forta… Çfarë do të bëni në vazhdim?
– Do të kthehem dhe do të luaj në Maqedoni. Prandja pranova të prish dhe kontratën me Partizanin, pasi do të kthehem në Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *