Ramadani: Në Kupë jemi të suksesshëm, në kampionat jo

1
Trajneri i Flamurtarit, Zekirja Ramadani, gjate ndeshjes se futbollit, Tirana-Flamurtari i Vlores, 1-2, e vlefshme per Kupen e Shqiperise, e luajtur ne stadiumin "Selman Stermasi", ne Tirane./r/n/r/nFlamurtari's coach Zekirja Ramadani during the Albanian Cup football match, Tirana vs Flamurtari of Vlora, 1-2, at the "Selman Stermasi" stadium, in Tirana.

E kishte parashikuar një ditë para takimit se, nëse Flamurtari i tij do të shënonte i pari, Tirana do të kishte shumë punë me vlonjatët. Trajneri i bregdetarëve, Zekirja Ramadani, pas suksesit të arritur dje në kryeqytet kërkon të mposht euforinë te të tijtë, duke pohuar se fitorja ndaj bardhebluve do të harrohej sapo skuadra të dilte nga stadiumi “Selman Stërmasi”.

Kjo për faktin se Flamurtari sipas tij, duhet të reagojë në kampionat. “Fitorja ndaj Tiranës? E harruam menjëherë. Ua thashë çunave që të festojnë në dhomat e zhveshjes dhe sapo të dalin nga stadiumi të mendojnë për takimin e radhës, atë ndaj Vllaznisë.

Nëse nuk fitojmë ndaj shkodranëve, ky sukses ndaj Tiranës nuk do të kishte vlera. Sot (dje) fitoi Flamurtari më shumë për meritë të tij se për faj të Tiranës. Kartonët e kuq të kundërshtarëve erdhën pas golit tonë të dytë, në një moment nervozizmi. Megjithatë, duhet të bëjmë më shumë se kaq.

Pozita që kemi në renditje nuk na lejon të rimë të qetë. Duhet të tregojmë edhe në vazhdim profesionalizëm dhe të mendojmë se si të nxjerrim Flamurtarin nga situata e vështirë në të cilën ndodhet në Superiore. Në kampionat nuk kemi qenë të suksesshëm, në Kupë mendoj se po.

Nuk di të them me saktësi se në ç’pozicion do të ishte Flamurtari, nëse sezoni do të niste në këtë situatë që jemi aktualisht. Nuk dua të bëj parashikime me hamendësime. Mendoj se humbja ndaj Laçit na shërbeu si mësim. Danilo Alvesh nuk po shënon? Po, por nuk është një detyrim goli, sepse ai po përmbush me sukses çdo detyrë që po i jepet”, përfundoi trajneri i Flamurtarit, Zekirja Ramadani.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image