Ramadani: Lika si Milinkoviç, tani jemi të qetë

Mesfushori i Luftëtarit, Behar Ramadani, ka folur në Supersport pas fitores ndaj Lushnjes, duke pranuar se fitorja ishte detyrim dhe ka rikthyer qetësinë, ndërsa ka krahasuar edhe trajneri Lika me paraardhësit.

“Sezonin e shkuar pata probleme, u desh të kryeja një ndërhyrje kirurgjikale, por tani ndihem shumë mirë. Është vetëm ndeshja e dytë që luaj 90 minuta të plota dhe po arrij pak nga pak formën time më të mirë.

Sot morëm një fitore qetësie, që na jep motivim për vazhdimin e sezonit. Nuk kemi pasur shumë fat deri tani, kemi luajtur mirë edhe në ndeshje të tjera dhe nuk na ka ecur shumë.

Kalendari? Kemi dy javë pushim dhe do të punojmë fort, tani kemi disa ndeshje rresht në shtëpi, por nuk besoj se kjo ka shumë vlerë, duke parë që këtë sezon faktori fushë ka vlejtur shumë pak.

Krahasimi mes Likës dhe paraardhësve? Me uruguajanët, kishim liri në fazën ofensive, ndërsa për mbrojtjen mendonin vetëm 6 lojtarë. Po vendosemi mjaft mirë në fushë, në këtë aspekt Hasan Lika i ngjan shumë Milinkoviçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *