Ramadani flet si lojtar i lirë: I jam mirënjohës Luftëtarit, do ulem me presidentin

Mesfushori i Luftëtarit, Behar Ramadani, foli për të ardhmen e tij në një lidhje direkt me emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”. Futbollisti shkodran është tashmë një lojtari i lirë dhe i duhet të zgjedhë mbi hapin e radhës në karrierën.

“Është e vërtetë ka qenë një sezon shumë i vështirë, por shyqyr zotit e rikuperuam këtë në pjesën tjetër të kampionatit. Është normale që tifozët janë zhgënjyer pasi vinim nga një sezon i mirë, nuk donim që të ndodhte kështu, por të paktën siguruam mbijetesën”.

“Është e vërtetë që shumë lojtarëve u mbaron kontrata. Në çdo merkato ka lëvizje. Edhe mua më përfundon kontrata tani. U jam shumë mirënjohës për çdo gjë që më kanë dhënë. Do të ulem me presidentin dhe do të bisedojmë për të ardhmen”.

“Çdo lojtar kërkon që rrisë nivelin e tij dhe të luajë në ekip që përfaqësohet në Kupat e Europës, që të tregojë veten”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *