Ramadani: Fitojmë titullin, e kemi vetë në dorë fatin tonë

0

Eraldo Harlicaj

Ylber Ramadani është njeriu i momentit te Partizani. I riu ka fituar simpatinë dhe pëlqimin e të gjithëve për atë që jep në fushën e lojës dhe thjeshtësisë që shfaq jashtë fushe. Trajneri Starova i ka dhënë besim të plotë, pasi 20-vjeçari po luan në çdo ndeshje si titullar, ndërsa pjesë e karrierës së tij është edhe kombëtarja U-21 e Shqipërisë që po e grumbullon rregullisht.

Në një rrëfim për “Sport Ekspres”, pas ndeshjes me Korabin, Ramadani flet për fitoren me dibranët dhe të ardhmen e tij.

Duke parë pozitat e Korabit, a kishit frikë se mund ta nënvlerësonit dhe kjo do të kthehej në bumerang për ju?

– Ne nuk nënvlerësojmë asnjë ekip, pasi e dimë që kampionati deri në fund është një luftë e vërtetë. Duam apo s’duam jemi të detyruar të fitojmë çdo ndeshje, prandaj edhe ndaj Korabit nuk kishte vend për nënvlerësim. E kishim përgatitur  sfidën gjatë gjithë javës dhe për fat të mirë taktika që kishim zgjedhur ishte e goditur, pasi ashtu shkoi edhe takimi.

A ndikuan mungesat në paraqitjen tuaj?

– Jo, pasi fituam pastër dhe lehtë. Kishim raste për të trefishuar edhe rezultatin dhe nuk i lejuam lojtarët e Korabit të na rrezikonin. Batha, Krasniqi, Torasa dhe Mazrekaj janë të rëndësishëm për ne, por kemi fatin që të kemi një ekip të kompletuar. Nuk ndjehet mungesa e askujt, pasi kush futet bën më të mirë.

– Ndjeni ju presion duke qenë se jeni në një moshë të re dhe me një konkurrencë aq të madhe në mesfushë?

– Nuk ndjehem aspak në presion, pasi konkurrenca të bën mirë. Mendoj se jam rritur në nivel me konkurrencën që kam në ekipin e Partizanit. Jam lojtari më i ri në formacion dhe të gjithë kanë një moshë më të madhe se unë, kështu që mundohem që të mësoj nga ata dhe të “vjedh” sa më shumë prej tyre.  

– Kryesoni së bashku me Kukësin, mendoni se do të dilni kampion?

Ky është objektivi ynë dhe besojmë se do t’ia dalim. E kemi vetë në dorë fatin tonë. Presim Skënderbeun dhe Kukësin në shtëpi dhe kjo është e mirë për ne. Gjithsesi duhet të punojmë shumë dhe besoj se në fund do të gëzojmë ne.

– Klubi juaj ka folur shpesh kundër FSHF-së. I druheni ndonjë penalizimi të mundshëm apo favorizimi të kundërshtarit?

– Nuk dua të merrem aspak me këtë. Nuk më takon mua të flas. Shpresoj që të rikthejmë sa më shpejt tifozët në stadium, pasi janë një forcë e madhe për ne.

– Do të shihni mundësin e largimit në verë?
Nuk e mendoj aspak këtë, mendoj se si të fitojmë titullin. Jam krejtësisht i përqendruar te Partizani.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image