Ramadani e Radas rekordmenët, njihuni me më të “ashprit” e Superiores

Janë mbyllur dy fazat e para të Kategorisë Superiore, ndërkohë që gjatë 18 ndeshjeve të luajtur numri i kartonëve të verdhë nuk ka qenë i vogël. Dy janë lojtarët që e kanë parë t’u ngrihet para fytyrës kartoni i verdhë nëntë herë. Janë dy kapitenë, ai i Skënderbeut Marko Radas, si dhe ai i Luftëtarit, Behar Ramadani. Ky i fundit në një ndeshje të verdhët i janë kthyer në karton të kuq.

Përgjithësisht ata që marrin të verdhë janë mesfushorët e qendrës. Bruno Arrabal i Kamzës dhe Julian Shehi i Kamzës janë ndëshkuar nga shtatë herë. Nga një më pak kanë marrë Ardit Hila, Asion Daja, Albano Aleksi dhe Olsi Teqja. Të katër këta futbollistë kanë tipare mbrojtëse.

janë disa lojtarët që janë ndëshkuar nga pesë herë dhe njeri prej tyre është sulmues anësor. Flasim për Bedri Grecën e Tiranës, i cili shquhet për lojën e fortë. Sigurisht pritet që lojtarë si Sefgjini, Rapa, Siljanovksi, Useini e Batha gjithashtu të ndëshkohen shpesh me të verdhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *