Ramadani e Muçolli nisin sezonin me “X”, Gjasula titullar te Paderborni

0

Dy mesfushorët shqiptarë, Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli, kanë nisur sezonin e ri me skuadrën e Vejles në Danimarkë. Të dy lojtarët e nisën nga minuta e parë ndeshjen në transfertë kundër  Fremad Amager që u mbyll me rezultatin 2 – 2.

Klaus Gjasula ishte titullar në takimin miqësor midis Paderborn dhe baskëve të Atletik Bilbao. Mesfushori i lindur në Tiranë po bëhet gati për sezonin e tij të parë në elitën e futbollit gjerman.

Një takim miqësor interesant ishte ai midis Suonsit dhe Atalantës, ku në fushë nga minuta e parë ishin Bersant Celina për uellsianët dhe Berat Gjimshiti tek ekipi bergamask. Në fund të 90 minutave ekipi uellsian përmbysi italianëet duke fituar me shifrat 2 – 1.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.