Rama: Skuadra ka ngërç psikologjik, nuk e kuptojmë pse ndodh kjo situatë

Zëvendëstrajneri i Kastriotit Gëzim Rama foli pas ndeshjes për humbjen me Luftëtarin. Ndihmësi i Stavri Nicës ishte i vetëm në stol në takimin me bluzinjtë pasi siç dihet Nica është i dënuar nga Komisioni i Disiplinës. Rama thekson se skuadra duhet të bëjë sa më parë kthesën, por njëkohësisht është i vetëdijshëm se

“Fakti që nuk morëm sërish pikë. Ekipi ka krijuar një ngërç psikologjik, pas ndeshjes me Kukësin, ku duhet të merrnim 3 pikët. Nuk po arrijmë që të dalim dot aty ku duhet, që të dalim te goli, nuk po shfrytëzojmë rastet që na krijohen. Me gabimin e parë më pas ndëshkohemi. Nuk po e kuptojmë as vetë, pasi edhe pse punojmë gjatë gjithë javës për këtë problem, po na ndodh sërish në fushën e lojës. Do vazhdojmë punën dhe nuk do të dorëzohemi”.

“Shpresojmë dhe besojmë se është një moment kalimtar. Edhe sot çunat luajtën, dhanë maksimumin, por sërish ka diçka që nuk shkon. Na takon ne si staf që të punojmë gjatë gjithë javës dhe të gjejmë se ku është defekti sepse kampionati vjen e shkurtohet dhe ndeshjet vijën e pakësohen. Kemi dhe 69 pikë në lojë. Duhet të lëvizim, të marrim pikë, pasi kemi disa javë që jemi në fund. Ishte ndeshja jonë, ndaj një rivali direkt dhe nuk duhet të kishim dalë pa pikë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *