Rama: S’ka më reklama bastesh, mbas 31 dhjetorit mbyllim kazinotë elektronike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, doli në një konferencë për mediet ku prezantoi disa nga nismat e qeverisë në lidhje me industrinë e lojërave të fatit. Kreu i vendit tha se duke nisur nga 31 dhjetori do të pushojnë se funksionuari kazinotë elektronike si dhe u dha ultimatum medieve për ndalimin e reklamave të kompanive të basteve në 24 orët e ardhshme. Kryeministri lajmëroi gjithashtu se mbas 31 dhjetorit, në territorin e republikës së Shqipërisë nuk do të lejohet të hapet asnjë pikë bastesh ose kazino e re.

“Sipas ligjit duke nisur nga data 31 dhjetor do pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë. Ndryshimi i sotëm përfshin dhe bastet sportive, baste me kuaj, qen apo cdo kafshe tjetër. Llotaria kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronik”.

“Përtej argumenteve të bizneseve, të punësuarve dhe të ardhurave janë dyfishuar me të shkuarën. Kjo është rritur përmes formalizmit. Në të shkuarën kishte 40 kompani, të cilët paguanin gjysmën e taksave. Sot ka 20 dhe paguajnë dyfishin e taksave. Kazinotë dhe lojërat e fatit.  S’do lejohen pika të tjera. Nuk do të ngrihet asnjë qepen i kazinove  të reja në Shqipëri . Mediat të heqin të gjitha reklamat nga faqet e tyre, nga ekranet e radiove dhe televizioneve për pikat e basteve në 24 orët e ardhshme. Ne në bashkëpunim me AMA-n do të mbyllim  me forcë të gjitha faqet on-line të cilat shkelin ligjin.  Qeveria ka nisur ndryshime për paktën e të “Fortëve”, përmes përshkallëzimit të kontrolleve”, përfundoi Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1128566403973682/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *