Rama prezanton Safet Gjicin, batutë edhe për titullin kampion

Dihej, por mbetej vetëm të zyrtarizohej. Safet Gjici, presidenti i Kukësit, do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Kukës. E tha vetë kryeministri sot në takimin me qytetarët e qytetit verilindor. Sigurisht nuk munguan as batutat me titullin kampion.

Kandidatin për kryetar bashkie nuk ua solla unë, por e gjeta këtu dhe ja ku e keni (i drejtohet Gjicit). E gjetëm midis jush dhe e gjetëm kampion, ose pretendent për kampion, se këtë vit më duket se…. Po të paktën, po nuk fituat kampionatin, fitoni bashkinë. Pasi të fitoni bashkinë, e fitoni edhe kampionatin”, tha mes të tjerash kryeministri Rama. Kështu, Gjici kërkon që të jetë i pari i qytetit jo vetëm në futboll.

Çfarë ndodh me klubin, mbetet për t’u parë. Aktualisht administrator i Kukësit është vëllai i Gjicit dhe mund të vijohet kështu. Gjithsesi duhet parë se kush do të fitojë zgjedhjet në qershor. Pas tyre atëherë mund të qartësohet gjithçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *