Rama: Nuk flas për merkaton, lojtarët ta shijojnë këtë sukses

0

Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama, foli për emisionin Gol pas Goli në Supersport, ku u shpreh:

PARTIZANI – “Falëminderit për fjalët e mira, por unë besoj se erdha në një klub me shumë traditë dhe ku pjesa më e madhe e punës ishte bërë. Me ndihmën e presidentit dhe me të stafit, kurorëzuam një sukses që kishte kohë për të cilin punohej”.

PUNA E BËRË – “Partizani është një klub i madh dhe me të gjithë vështirësitë që mund të kesh, ka suport të madh nga njerëzit. Humbje do të ketë gjithmonë, por rëndësi ka si ngrihesh pas humbjes. Sado të bëjmë ndryshime të mëdha në ekip, parësore për ne ka qenë të instalojmë një skuadër një frymë besimi dhe të jemi sa më të afërt me njëri-tjetrin”.

BESIMI PËR TITULLIN – “Nuk ka mbaruar akoma kampionati, pasi ka dhe tre ndeshje. Duhet të japim maksimumin tonë, ta ngrejmë trofeun kundër Gjirokastrës. Unë e kam kuptuar potencialin e ekipit në ndeshjen kundër Mariborit. Ju mbase nuk e besoni, por humbja aksidentale në Korçë në javën e parë, ekipi tregoi që ishte në rrugën e mbarë”.

MERKATO – “Mua nuk më intereson farë tani për tani sezoni i ardhshëm. Për momentin, dua të shijoj fitoren e sotme. Se sa % e ekipit do të rikonfirmohet, ende nuk ka ardhur në axhendën time. Preferoj të punoj me lojtarët që kam, por aty ku do të jetë nevoja, do të ndërhyjmë në merkato, si për Champions League, ashtu dhe për sezonin e ardhshëm”.

EKIPI – “Unë nuk i ndaj lojtarët, pasi i gjithë ekipi punon që të shkojë te goli. Megjithatë, ata që shënojnë marrin merita më të mëdha. Falënderoj Shkodrën, pasi na ka dhënë dy fitore në derbi. Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të shikoni seriozitetin e Partizanit. Futbolli luhet me karakter dhe këta çuna që janë këtu, e kanë kuptuar që ndeshjet nuk fitohen ditën e diel, por gjatë gjithë javës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.