Rama në Rinas, krah tij “goditja” e merkatos?

Partizani nuk e ka mbyllur merkaton dhe drejtuesit po punojnë për të bërë edhe disa përforcime të tjera. Dilaver Duka është një nga objektivat dhe Drejtori i Përgjithshëm Olsi Rama kishte udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pak kohë me familjen, por edhe merkato. Tashmë Rama ka mbërritur në Shqipëri dhe “Sport Ekspres” mëson se krah tij në aeroportin e Rinasit ka qenë edhe një futbollist. Nuk bëhet me dije identiteti i tij, por gjasat janë të mëdha që ai të jetë pikërisht Dilaver Duka.

Mesfushori i majtë është një futbollist me eksperiencë, i cili ka arritur të luajë edhe në MLS. Ai aktivizohet në linjën e majtë të mesfushës dhe tashmë është 28 vjeç. Aktualisht aktivizohet në ligën e katërt (NPS) me Motaun.

Vjet ka qenë pjesë e Nju Jork Red Bull dhe është aktivizuar në MLS dhe USL me ekipin e dytë, kurse në të shkuarën ka mbrojtur fanellën e Kolumbus Kru,  Çikago Fajer dhe Montreal Impact.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *