Rama: Kënaqësi të jesh kampion dimri, merkato është proces i vazhdueshëm

Olsi Rama ka komentuar shkurtimisht për mediat pas ndarjes së çmimeve në mbrëmjen gale të FSHF-së. Drejtori Sportiv i “demave” ka treguar se është një kënaqësi e veçantë jot jesh kampion dimri, por nuk ka lënë jashtë vëmendjes dhe merkaton.

ÇMIMET – “Jam i bindur që Trashi e meriton “Topin e Artë” të Superiores, për arsyen se e ka treguar në fushën e lojës se është një lojtar me shumë vlera. Gjithashtu jam i gëzuar edhe për nderimin që ju bë dy figurave të Partizanit si Perlat Mustës dhe Genc Tomorit. Kjo tregon se Partizani ka një traditë që shkon shumë përtej këtyre fitoreve që në këtë gjysmë edicioni”.

MERAKATO – “Merkato është një proces i vazhdueshëm dhe ne nuk është se fokusohemi vetëm në periudhën e janarit. Ne gjatë gjithë kohës studiojmë lojtar potencial, për të përmirësuar gjithnjë kolektivin tonë”.

VENDI I PARË – “Të jesh kampion dimri është një kënaqësi dhe një ndjesi e bukur të jesh në krye”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *