Rama: Idetë e Starovës të vjetra, Dalipi për ndryshim mentaliteti

0

Drejtori Olsi Rama: Çani më kualitativ se Soue. Nuk më kënaq dënimi i Skënderbeut. Rasti me Jashanicën ishte keqmenaxhim. Synojmë vendin e dytë. Kemi reaguar kur është dashur për gjyqtarët

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ishte i ftuar në “Rubrikën Sportive”, në RTSH. Zyrtari i kuq foli për një sërë çështjesh që po ndodhin te skuadra e Partizanit. Rama tregoi arsyen e largimit të Starovës, por dhe vendosjen e Dalipit në pozicionin e trajnerit.

Suksesi dhe dështimi – “Sezoni ynë nuk ka qenë i kënaqshëm. Sukses do të quaja arritjen e Kupave të Europës dhe me lojë të mirë”. Soue – “Nuk kam qenë pjesë e Partizanit në atë kohë, por menaxheri i tij e ka sjellë Souenë te Partizani. Ne zgjodhëm ndërmjet Çanit dhe Souesë. Unë do zgjidhja sërish Edgarin, pasi është më lart. Sulmuesi kishte një problem në fillim të sezonit, pasi nuk stërvitej në fushë me bar artificial. Soue është një sulmues i fortë, duke parë situatën aktuale një sulmues i tillë do të bënte punë. Ekuban? Nuk mund të bëhet krahasim ndërmjet ganezit dhe Souesë. Ekubani ishte më i shpejtë, ndërsa Soue është më afër zonës. Ekubani ishte më cilësor”.

Dënimi i Skënderbeut – “Asnjë ndjesi të mirë nuk më ka dhënë dënimi i mundshëm i Skënderbeut, pasi është njollë për futbollin shqiptar. Nëse korçarët kanë qenë modeli i suksesit deri tani, bie ai mit. I kam ndjekur lajmet me keqardhje. Shpresoj që shumë nga akuzat të mos jenë të vërteta”.

Jashanica – “Shpresoja të mos ndodhte, pasi ishte keqmenaxhim”. Humbja me Skënderbeun – “Mendoj se ndeshja me Kukësin ishte takimi më i mirë i ‘demave’. Më vjen keq që humbëm, pasi merituam më tepër dhe humbëm me një aksident në Korçë”.

Vendi i dytë – “7 pikë nga 36 të mundshme nuk janë shumë. Ne kemi fituar me Kukësin në ‘Zeqir Ymeri’. E mendojmë vendin e dytë”. Vllaznia-Partizani – “Mendoj se duhej të luhej në mbrëmje, pasi është shumë e bukur. Sfida do të jetë në orën 14:00. Se di pse”.

Gjyqtarët – “Duhet të jetë një rregullore e qartë, pasi nuk e dimë mirë në rastet e caktuara. Në çdo ndeshje shohim raste të diskutueshme”. Goli i anuluar i Trashit – “Isha në stadium dhe u habita pak. Ishte rasti i një tifozi që mendoi të shprehte dashurinë e tij për Partizanin dhe Trashin. Ai kishte ardhur për të shoqëruar fëmijën e tij paraplegjik. Fatkeqësisht i prishi punë ekipit”.

Fitorja me Luftëtarin – “Ne ishim paragjykuar në humbjen kundër Luftëtarit. Ata kanë elementë shumë të mirë dhe kanë marrë rezultate të mira. E kishim vlerësuar maksimalisht. Tifozët po shtohen avash-avash. Më pëlqeu grinta e ekipit dhe fakti që zbatuam detyrat. Reparti mbrojtjes izoloi lojën e Abazajt dhe Bregut. Përgëzoi Bathën që sakrifikoi shumë në këtë takim”.

Çani – “Sulmuesi nuk ka qenë gati. Në fund të dhjetorit bëri ndërhyrje tjetër në gju, pati një pastrim gjuri. E prisnim të kthehej më shpejt. Trajneri i dha minuta, tifozët e duartrokiten. Çani duhet të kthehet si protagonist, jo thjesht si zëvendësues”.

Largimi i Starovës – “Starova u kthye për të dhënë stabilitet. Ndeshja me Teutën ishte dy hapa mbrapa në raportin që ne kërkojmë te Partizani. Zëvendësimet ishin të gabuara. Ekipi kishte nevojë për frymë tjetër. I dhamë shansin Dalipit që të ndryshojë nivelin e lojës dhe procesin e stërvitjes. Starova e ka nisur profesionin e tij prej shumë kohësh dhe është besnik i ideve të veta. Në këtë moment ne kishim nevojë për diçka tjetër”.

Sukaj – Fili – “Me Sukajn nuk kishim probleme. Me Filin kam folur me menaxherin e tij. Dha një kontribut vitin e parë dhe pati shenja të mira. Pas dëmtimeve pati probleme të kthehej. Unë doja të huazohej, por dëshira e tij ishte të ishte i lirë. Unë doja huazim te Kamza. Te Partizani nuk mbajmë asnjë që nuk ka dëshirë, pavarësisht se ishte investim. Nëse do të qëndronte ishte humbje kohe për të dhe për ne”.

Sulmi i Partizanit – “Në Superiore nuk shënohet aq shumë. E rregulluam golavarazhin me Lushnjen dhe Luftëtarit. Ne ishim në një situatë të vështirë, pasi ishim pa sulmues tipik. Kemi përdorur Bardhin dhe Prognin. E bënë të dy, pavarësisht se nuk janë në rolin e tyre natyral”.

Merkatoja e verës – “Merkatoja e verës kishte disa vështirësi. Ne patëm probleme me ambientimin e lojtarëve me kampionatin tonë. Me përjashtim të Çanit që ishte i dëmtuar, Basrak dhe Herrera mund të luanin në kampionatin shqiptar, por nuk u përshtatën. Ne nuk mund të gjejmë fajtorin këtu, por u gabua”.

Merkatoja e janarit – “Kemi afruar lojtarë të rinj për të ardhmen. Mala po e tregon veten e vet, një surprizë e kënaqshme. Ne duhet të ndërtojmë të ardhmen tonë, por dhe të fitojmë. Duhet të kombinojmë lojtarët e rinj dhe me eksperiencë. Çulum u soll në ekip se ka eksperiencë dhe është element pozitiv në dhomat e zhveshjes”.

Kompleksi – “Shpresojmë që kompleksi të jetë gati deri në fund të vitit”.

Gjyqtarët – “Kur pashë ndeshjen e Kukësit dhe Teutës, mora vesh që u ankua Kukës. Te Partizani janë bërë gjëra shumë herë më të mëdha. E kemi ngritur zërin kur duhej. Ne kemi pranuar se jemi pjesë e kampionatit dhe duhet ta respektojmë deri në fund. Ne folëm kur duhet pas dënimit të Bathës dhe Trashit, pa arsye. Nuk e dimë se çfarë u bë me gjyqtarin anësor që ka ofenduar lojtarët tanë me fjalor banal? Këto gjëra ngelën varur”.

FSHF-ja – “Ka ndryshuar politika. Ne bëjmë më të mirën për klubin. Në një moment lojtarët kishin nevojë të ndjenin se nuk janë vetëm dhe folëm për gjyqtarët. I keni parë se dhe protestat e Partizanit në fushë nuk janë siç ndodhin me ekipet e tjera. Nëse do të kemi raste të tjera do të flasim. Gjobat? E kam ndjerë dhe unë këtë pjesë, pasi Partizani ka marrë gjoba të mëdha. Ne jemi klub i disiplinuar. Përjashto gjestin e Starovës që nuk më pëlqeu, sidomos ngaqë ishte i përsëritur”.

Akuzat për kokainën – “Ishte një absurditet i radhës. Kush më njeh e di që nuk kam lidhje me kokainën, apo me historitë e tjera. Rama? Nuk bëjmë biseda për punët tona”.

Piramida administrative e Partizanit – “Presidenti Demi mban shumë njerëz pranë, jo vetëm te klubi, por dhe në jetën e tij. Struktura është shumë e qartë që nga bordi drejtues dhe drejtorët e tjerë. Disa nga postet janë të domosdoshëm dhe do jenë aty. Më e rëndësishme është që çdo person që ka një detyrë duhet të bëjë punën e tij. Secili duhet të bëjë punën e tij”.

Premtimet e sezonit të ri – “E mira do të ishte të fitonim dhe lojtarët e rinj, por dhe fitimin e trofeve. Më mirë është kur promovon lojtarët e rinj, pasi ke fituar trofe. Ata kanë një karakter më të mirë kur synojnë titullin. Nuk futem asnjëherë në aspektin teknik, pasi janë struktura të tjera që merren. Vendimet për sa i përket lojtarëve duhet t’i marrin strukturat”.

Laçi-Flamurtari – “Janë ekipe thuajse të ngjashme. Më befasoi pak Flamurtari me rezultatet e fundit, pasi ka ekip solid. Më vjen keq që është dënuar shpesh nga arbitrat. Danilo Alvesh u shpreh publikisht, nuk jam dakord që lojtarët të shprehen. Mendoj se Flamurtari është një hap më lart se Laçi nga ana cilësore”.

Meta – “Të fut frikën, pasi është shumë i njëanshëm. E shpallëm ‘non-grata’, pasi nuk kishte zgjidhje tjetër. Gjyqtarët mund të gabojnë, por kur shohim se gabimi është vetëm në një anë duhet të shqetësohesh”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.