Rama: Gjicit i thashë të ruajë vendin e dytë, ju tregoj të veçantat e Partizanit

Ditën e sotme është mbajtur Asambleja e Përgjithshme. Në përfundim të saj, për mediat ka folur drejtori i Partizanit, pikërisht Olsi Rama. Ky i fundit u përgjigj mbi disa çështje, ku zbuloi edhe një bisedë me presidentin e Kukësit, Safet Gjicin.

TITULLI – “Nuk është çështje tersi. Nuk urohet ditëlindja përpara se t’i vijë dita. Janë akoma shtatë javë të tjera dhe janë 21 pikë dhe është akoma goxha punë. Më pëlqeu diçka që tha trajneri. Klubi kërkon rezultatin, unë kërkoj gjithmonë tri pikëshin. Për Partizanin e rëndësishme është të japë maksimumin në çdo ndeshje dhe të arrijë objektivin sa më shpejt të jetë e mundur.”

PËRGATITJET E FESTËS SË TITULLIT – “Jo, akoma asnjë lloj përgatitje.”

TË VEÇANTAT E PARTIZANIT – “Besoj që ajo që vazhdon të jetë te Partizani është dispilina, respekti i ndërsjelltë midis lojtarëve dhe stafit teknik, rregulli, dëshira e djemve që bënë një grup të mrekullueshëm dhe qetësia që kanë pasur në vetëdijë që janë një grup i fortë.”

EUFORIA – “Detyra ime është që të jem i kujdesshëm në çdo moment dhe të mbaj sa më larg euforinë. Euforia është një faktor që ndonjëherë edhe ndihmon, por më së shumti të dëmton.”

BISEDA ME GJICIN – “Gjici më tha që ende nuk ka përfunduar kampionati. Unë i thashë që ki kujdes vendin e dytë, në kuadër të shakasë.”

ASAMBLEJA DHE LIGA PROFESIONISTE – “Është asambleja ime e parë, kështu që nuk kam çfarë të them ndonjë gjë të veçantë. Pres që liga profesioniste të bëhet faktor, pasi jam partizan i ligës. Pretendoj që të marrë shumë herë më sipër dhe të bëjë diferencën në raport me superioren që të krijojë produktin më të qëndrueshëm.”

I DRUHENI RËNIES – “Le të vijë një herë siguria matematike, më pas do mendoj për gjërat e tjera. Kemi ekip me 25 lojtarë. Kur të vijë siguria matematike atëherë do të japim hapësira dhe për lojtarët e tjerë.”

OBJEKTIVAT E VERËS PËR EUROPËN – “Nuk kemi vendosur objektiva. Sigurisht që rritja cilësore e ekipit të bën që ta ngresh stekën. Për ne e rëndësishme është të ruajme këtë lloj integriteti dhe të përforcohemi me ndonjë element cilësor.”

One thought on “Rama: Gjicit i thashë të ruajë vendin e dytë, ju tregoj të veçantat e Partizanit

  1. Si eshte ajo shprehja: “Kur iken macja, minjte hedhin valle”. Edhe ketu keshtu u be. Po te mos ishte per Skenderbeun, do fliste ndryshe ky boti.

Leave a Reply to UEFA-MAFIA Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *