Rama “e bën bajat” krahasimin, Mavraj i kthen reston: Ne e çuam Shqipërinë në Europë, mbase e bëjnë dhe politikanët

Në tre daljet televizive gjatë 24 orëve të fundit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përdorur të njëjtin krahasim kur flitet për betejën ndaj Koronavirusit, duke marrë si shembull Kombëtaren. Pra teksa thuhet se qytetarët shqiptarë janë duke e përballuar me sukses luftën deri tani, frika për një “tragjedi” atëherë kur nuk pritet, e dërgon Ramën që të mbërrijë në të njëjtin refren: “Të mos bëhemi si Kombëtarja, që ha golat në minutat e fundit, por mban gjithçka mirë në fillim”.

Pra e njëjta Kombëtare që na dërgoi në Francë dhe duke shkruar historinë e madhe, e njëjta Kombëtare ku politikanët nuk ngurruan për të marrë meritat në kohën më të mirë, e njëjta Kombëtare që emrat iu shkruan me gërma të harta në histori, e njëjta Kombëtare që u pajis me pasaporta diplomatike, tani përdoret për batuta dhe si rasti më i keq.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Mavraj, që teksa solidarizohet dhe kërkon qytetarët që të dëgjojnë këshillën për të ndenjur në shtëpi, i kthen reston kryeministrit, duke i kujtuar që Shqipëria nuk ka mbërritur ende në Europë nga politika, ndryshe nga futbolli. /Sport Ekspres/