Rakitiç: I lumtur nëse Ronaldo largohet

0

Kristiano Ronaldo është bërë makthi i kundërshtarëve për më shumë se një dekadë dhe natyrisht betejat më epike i ka pasur me Barcelonën, rivali i vetëm në Spanjë dhe një kundërshtar që ashtu si Reali, luan çdo sezon për majat e botës.

Pas triumfit të radhës në Champions league, Ronaldo ka deklaruar se pas Botërorit do të vendosë për të ardhmen, duke bërë të flitet gjithnjë e më shumë për largimin e tij nga Spanja.

Diçka e tillë nuk është se i vjen keq mesfushorit të Barcelonës Ivan Rakitiç, i cili tregohet i sinqertë, kur shprehet se do ishte lumtur nëse portugezi ikën nga Madridi.

“Më duket e vështirë për t’u besuar që ai do largohet, por në futboll gjërat ndryshojnë me shpejtësi. Nëse ai ikën, nuk do të gënjej, do isha i lumtur”.

Në Madrid nuk do jetë Zinedin Zidan prej sezonit të ri, ndërsa Rakitiç komenton: “Fillimisht nuk më habiti. Ai zgjodhi momentin e duhur dhe i duhet hequr kapelja. Ai e çoi Madridin në një nivel impresionues, diçka që pak persona do ta arrinin”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.