Rakitiç drejt Junajtid? Valverde thotë fjalën e fundit!

0

Ivan Rakitiç është përfolur shpesh për largimin e tij nga Barcelona, ku Interi dhe Mançester Junajtid janë lakuar si ekipet më të interesuara për shërbimet e tij.

Pikërisht për “Djajtë e Kuq” është raportuar ditët e fundit se janë shumë pranë marrëveshjes me kroatin, por ditën e sotme ka qenë vetë trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde që ka thënë fjalën e tij.

Siç raportojnë mediat më të mëdha spanjolle, numri një i stolit katalanas ka bërë me dije se Rakitiç nuk do të largohet asgjëkundi dhe do të vijojë të jetë pjesë e Barcelonës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.