Rakitiç dëshirë merkatoje, dy klube pas kroatit

Ivan Rakitiç është një lojtar i rëndësishëm i Barcelonës dhe normalisht katalanasit nuk kanë arsye ta lënë të shkojë. Për më tepër ata për qendrën e mesfushës po kërkojnë edhe një lojtar tjetër, pavarësisht se kanë zyrtarizuar transferimin e Arturo Vidal nga Bajerni i Mynihut.

Momentalisht ai konsiderohet i paprekshëm, por dy klubet franceze, Monako dhe PSG-ja, duan ta bëjnë tyrin kroatin e Barcelona. Lajmi raportohet nga “El Mundo Deportivo” në Spanjë.

Gjithsesi ka një rrugë për ta transferuar Rakitiç dhe ajo është duke paguar klauzolën prej 125 milionë eurosh. Sigurisht më parë duhet bindur lojtari dhe më pas të derdhet kjo shumë në arkën e Barcelonës. PSG në fakt nuk do ta kishte problem ta blinte mesfushorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *