VIDEO | “Raketa” Valon Ahmedi nuk ndalet, tjetër asist në Izrael!

0

Valon Ahmedi po bën një sezon të mirë në Izrael. Sulmuesi anësor është pjesë e Ironi Kirat Shmona dhe një ditë më parë ka qenë protagonist me skuadrën e tij, pasi ka arritur të asistojë në golin e vetëm të shënuar nga Rian në minutën e 12-të (Shmonda u mund 2-1 nga Hapoel Ber Sheva).

Një sprint i Ahmedit dhe më pas shërbim perfekt për shokun e skuadrës, i cili me portën thuajse të boshatisur nuk e pati të vështirë të realizonte. Futbollisti i kombëtares numëron disa asiste këtë sezon, ndërkohë që ka shënuar edhe një gol.

Deri më tani Ahmedi ka luajtur në 12 ndeshje me Ironi Kirat Shmona dhe të gjitha këto përballje i ka nisur nga minuta e parë. Më parë 24-vjeçari ka qenë pjesë e Maribor dhe Celje në Slloveni, ndërkohë që ka veshur edhe fanellën e Sudtirol në Itali.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.