Raiola, përfitime absurde nga Pogba-Ibra

0

Mino Raiola ka arkëtuar në total 49 milionë euro për transferimet e Pol Pogbasë dhe Zllatan Ibrahimoviçit te Mançester Junajtid.

Gjithçka zbulohet nga libri i revistës gjermane Spiegel, “Football Leaks”, që publikohet nesër.

Nga 105 milionë eurot që pagoi verën e shkuar Junajtid, 27 milionë i mori Raiola, sipas marrëvshjes me Juventusin, firmosur 3 javë para transferimit të Pogbasë në Mançester.

Mançester Junajtid, nga ana e vet, ka rënë dakord t’i japë Raiolas 19.4 milionë euro më 8 gusht 2016, shifër e ndarë në 5 këste, që do të paguhen deri më 2020.

Gjithashtu, 2.6 milionë euro Raiola i ka marrë nga vetë Pogba, si prokurator i tij, shifër e paguar nga Junajtid.

Pogba merr 10.2 milionë euro bruto në sezonin e parë, plus 3.4 milionë për të drejtat e reklamave..

Shumë më lart Zllatan Ibrahimoviç, që merr  22,6 milionë euro bruto, domethënë 435 mijë euro në javë. Gjithashtu, Ibra kishte shumë bonuse në kontratë për golat dhe asistet, që këtë sezon i dhanë 3,39 milionë euro.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here