“Raiola më i miri, njerëzit ja fusin kot. Habiten pse nuk zgjodha Barçën”

0

Mino Raiola është një mjeshtër dhe e bën në perfeksion detyrën e agjentit, por kritikat ndaj tij nuk mungojnë. Fakti që ai mori 10.5 milionë euro komision për transferimin e Matijs De Ligt nga Ajaksi te Juventusi nuk është pëlqyer në Holandë.

Mbrojtësi 19-vjeçari i del në mbrojtje agjentit të tij dhe e analizon në këtë formë idenë e tij për “De Telegraaf”. De Ligt nuk i interesojnë fjalët e njerëzve, rëndësi ka që Mino është më i miri në atë që bën, ndërsa e mbyll me një thumbim.

Raiola më detyron të firmos me një klub? Më vjen për të qeshur kur i dëgjoj këto fjalëUnë jam një person modest nga natyra. E njoh mirë Minon dhe kjo ka të bëjë me raportin tonë, jo më fjalët e të tjerëve. Negociatorët e klubeve të mëdha e dinë se si funksionon kjo botë. Si i ri që jam, e kam parë të arsyeshme që dikush afër meje të merret me interesat e mia.

E kam parë më sy e mi të ndodhë diçka e tillë. Mino është më i miri në botë për operacione agjentësh. Reagime do të ketë gjithmonë dhe në Holandë të mendojnë çfarë të duan. Gjithsesi, vetëm unë e di se çfarë bën Mino për mua. Ai ka opinionin e vet dhe unë timin. Në fund jam unë ai që vendos. Në Holandë befasohen kur një lojtar nuk zgjedh Barcelonën dhe të gjithë nisin e merren me fjalë”, përfundon gjiganti i mbrojtjes bardhezi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.