Raiola jep zgjidhjen perfekte për De Ligt, Juventusi po mendohet

Gjetja e skuadrës së re për Matijs De Ligt është kthyer në telenovelë, por po i afrohemi serive të fundit. Mbrojtësi 19-vjeçar është shumë afër transferimit te Juventusi, që do të paguajë 70 milionë euro tek Ajaksi.

Mino Rajola po punon me të dy klubet për të siguruar sa më shpejt marrëveshjen përfundimtare. Agjentit te kapitenit holandez i ka lindur një ide. Rajola zotëron edhe të drejtat e Moize Ken.

Sulmuesi i bardhezinjve pëlqehet shumë nga Ajaksi dhe ai mund të përfshihet në tratativën që do të dërgojë De Ligt në Torino. Juventusi është në dyshim; kualiteti i 19-vjeçarit nuk diskutohet, por shqetëson karakteri i tij.

Kampionëve të Italisë ju pëlqen ideja e përfshirjes së lojtarit me origjinë nga Bregu i Fildishtë për të paguar sa më pak para tek Ajaksi, por ata nuk duan ta humbasin përfundimisht. Zgjidhja perfekte do të ishte futja e të drejtës së riblerjes së Ken nga Juventusi në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *