Ragip Xhaka: Shqiptarët na e kthyen 20-mijë fish gëzimin

Nga golat kundër Serbisë dhe festimi me simbolin e shqiponjës, te histeria serbe, gjoba e FIFA-s dhe iniciativa për të mbledhur fonde nga shqiptarët kudo ku ndodhen. Edhe pse Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ende nuk kanë folur për mbështetjen simbolike, ai që i kthehet kësaj teme është babai i mesfushorit të Arsenalit, Ragip Xhaka.

“Nuk jemi aspak të çuditur me solidarizimin e e shumë shqiptarëve, të cilët janë ndjerë keq nga keqinterpretimet e simbolit të shqiponjës dhe kanë marrë pjesë në iniciativën e Edi Ramës për të kontribuuar për gjobën e padrejtë”, tha i ati i Granit dhe Taulant Xhakës, dy vëllezërve që përfaqësojnë Zvicrën dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Më tej, Ragip Xhaka shtoi: “I falënderojmë të gjithë, jo për shifrën që u mblodh, por sepse na e kthyen 20-mijë fish gëzimin që u dhamë me simbolin e shqiponjës”. Ndër të tjera, babai i Granitit sqaroi se simboli i shiponjës është një shenjë dalluese e shqiptarëve dhe nuk transmeton urrejtje ndaj askujt, dhe u shpreh i çuditur me reagimin negativ apo trajtimin e festës si një çështje politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *