Radhë e gjatë për Memushajn, shtohet edhe Benevento

0

Ledian Memushaj është ende i Peskarës, por jo edhe për shumë kohë, pasi qëndrimi në B për mesfushorin tonë duket i pamundur.

Ofertat në drejtim të tij sa vijnë e shtohen dhe tashmë futbollisti i kombëtares sonë, autor i një goli në Izrael, duhet veç të zgjedhë.

Benevento është klubi i fundit i futur në garë, pasi TuttoMercatoËeb.com raporton se mesfushori është ndër objektivat kryesorë të klubit të sapongjitur në Serinë A.

I njëjti sit ditët e fundit ka raportuar se 30-vjeçari kërkon edhe nga Lila në Francë e Sioni i Tramexanit në Zvicër.

Pikërisht pista e Sionit ka gjasa të mëdha të jetë konkrete, nëse Memushaj dëshiron të lërë Italinë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image