Radha e Selmanit, lëshon kushtrimin për tifozët

0

Laçi po përgatitet për ndeshjen me Tiranën dhe sikurse dihet i gatshëm për këtë takim është edhe sulmuesi Nikola Okpotu. Nigeriani e ka shlyer pezullimin prek kartonëve dhe i vetmi shqetësim për trajnerin Starova është mbrojtësi Sebastian Toro.

Ky i fundit mungoi edhe në Vlorë për shkak të një dëmtimi dhe me gjasa as kundër Tiranën nuk do të jetë. Gjithsesi gatishmëria e Fangajt i jep mundësinë stafit teknik ta zhvendosë Mersinajn sërish në qendër.

ATMOSFERA – Klubi prej ditësh ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të tifozëve në stadium. I njëjti mesazh i klubit shpërndahet edhe nga kapiteni i skuadrës, portieri Gentian Selmanin. Të gjithë lojtarët presin mbështetje të tifozëve, në mënyrë që të fitojnë me Tiranën dhe të shpresojnë të marrin pjesë në kupat e Europës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.