Radha e Romelo Lukakut, Junajtid i qartë me Interin

0

Interi nuk heq dorë nga Romelu Lukaku. Piero Auzilio është takuar në Angli me Matthew Judge, drejtorin sportiv të Mançester Junajtid dhe tema e diskutimeve ka qenë sulmuesi belg.

“Djajtë e kuq” ia kanë bërë të qartë zyrtarit zikaltër: “Nëse doni Lukakun, duhen paguar 75 milionë sterlina (83 milionë euro)“. Një shifër e lartë krahasuar me 60-65 milionë eurot që kishte menduar klubi italian për të harxhuar për 26-vjeçarin.

Gjithsesi, Interi ka kërkuar një huazim të Lukakut me detyrim blerje në fund të sezonit të ardhshëm, e njëjta formulë që u përdor edhe me Nikolo Barelën. Përveç formulës, Interi i ka kërkuar Junajtid të paguajë me këste shumën e kërkuar, por diçka e tillë është refuzuar nga klubi anglez.

Ofertë super për Lukakun. Sulmuesin e kombëtares belge e pret një kontratë 5-vjeçare me një rrogë prej 9 milionë eurosh në sezon. Hapi i parë është hedhur dhe palët mund të arrijnë shumë shpejt akordin përfundimtar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.