Radas: Shënova pas një viti, goli për tifozët

0

E ka “qarë” golin e avantazhit kroati Marko Radas. “Më në fund, pas një viti, shënova gol. Ky ishte momenti i duhur ndoshta për mua që të shënoja gol dhe jam i lumtur, sepse e kalova skuadrën në avantazh. Nuk kemi bërë një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e parë. Ishim me këmbë të rënda dhe nuk krijuam lojë, por për fat të mirë në pjesën e dytë erdhi reflektimi ynë. Në pjesën e dytë reaguam mirë, shënuam, por na barazuan me një penallti. Për fat të mirë arritëm të shënonim sërish brenda pak minutash. Mendoj se mungesa e tifozëve e rriti vështirësinë, sepse me ta në fushë mund të kishim fituar më lehtë. Prandaj goli im u dedikohet tifozëve, të cilët ishin jashtë stadiumit, si dhe djalit tim”, – u shpreh Radas

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.