Radas: Nuk kërcyem, pasi menduam se do gjuante poshtë

Mbrojtësi kroat, Marko Radas, ka folur pas ndeshjes duke shprehur zhgënjimin e tij për humbjen. Sipas tij, ekipi i Skënderbeut duhet të tregonte më shumë vetëbesim për t’ia dalë mbanë. “Jashanica e shpjegoi, menduam se do e fuste poshtë këmbëve dhe nuk kërcyem në momentin që pësuam gol. Nuk erdhëm për të humbur, ishim të kënaqur edhe me një pikë. Ne luajmë për fitore, pasi me 3 pikët mund të kërkonim më shumë, por duhej të kishim më shumë besim dhe të rrezikonim më shumë.

U mposhtëm me një gol dhe nga një gabim i yni, kështu e humbëm edhe ndeshjen. Përvoja duhet të jetë me e madhe për në këto nivele që ne luajmë. Ne jemi në kampionat shqiptar dhe nëse 3 lojtarë kanë formë të mirë nga skuadra edhe mund të fitosh, por në Europë duhet të jetë e gjithë skuadra në formë maksimale. Sot nuk kishim shumë besim. Ne do të luftojmë deri në fund, por kemi objektiv kampionatin shqiptar. Tani mendoj për Vllazninë dhe asgjë tjetër”, – shprehet Radas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *