Radas: Ndjej keqardhje për kartonin e kuq

0

Në sekondat e fundit të ndeshjes, kroati Marko Radas u ndëshkua me karton të kuq, që ishte krejtësisht i panevojshëm. Këtë e ka pranuar edhe vetë Radas: “Ndjehem shumë i zhgënjyer nga ai karton i kuq që mora nga gjyqtari. Më vjen shumë keq për këtë. Jam i zhgënjyer nga sjellja e kundërshtarit dhe gjyqtarit të katërt. Në ndeshjen e kaluar në Kukës kundërshtarët kanë qëndruar 15 minuta të shtrirë dhe askush nuk u ka thënë asgjë, madje nuk janë ndëshkuar me karton. Korça është një qytet shumë i qetë dhe kushdo që vjen mund të luajë lirshëm, madje edhe të mos ndjehet nën presion, por në fusha të tjera kjo nuk do të ndodhte. Kjo është ajo që më ka mërzitur shumë në fund të ndeshjes. Më vjen mirë, që u rikthyem te trepikëshi dhe ishte një fitore plotësisht e merituar,” – ka thënë mbrojtësi, i cili do të mungojë në ndeshjen e ardhshme, që Skënderbeu e ka me Tërbunin në Pukë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.