Radas flet si kapiten: Skënderbeun nuk e lë dot

0

Marko Radas u mendua gjatë, por në fund zgjodhi të qëndrojë në shtëpinë e tij të dytë, te Skënderbeu.

Kapiteni i ri i kampionëve të Shqipërisë ka folur sot, para miqësores kundër Maliqit duke shpjeguar arsyet që e çuan te rinovimi me klubin korçar.

“Erdha për të qenë pjesë e Skënderbeut, është e sigurt. Kemi marrëveshje me presidentin. Jam i kënaqur që do të jem edhe një vit pjesë e ekipit.

“Për momentin situata nuk ishte aspak e mirë, por kam shtatë vite këtu dhe e kam në zemër këtë ekip. Ishte edhe plani i presidentit, kemi këtë ekip, por do vijnë edhe lojtarë të tjerë dhe do luftojmë për titull”, u shpreh mbrojtësi kroat, i cili pati ofertë nga Flamurtari kohët e fundit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.