Radas do kualifikimin, edhe pa fitore

Skënderbeu luan të enjten një ndeshje me rëndësi të jashtëzakonshme kundër Kairat Almatit, pasi duhet siguruar patjetër kualifikimi për në turin e ardhshëm, çka do të vlente shumë si për prestigjin e klubit, ashtu edhe për të shtuar të ardhurat nga UEFA.

Mbrojtësi Marko Radas, një ndër veteranët e skuadrës korçare, duke folur për Supersportin ka shprehur bindjen te kualifikimi, edhe pse sipas tij fitorja nuk është detyrim.

“Rezultati i ndeshjes së parë ishte shumë i mirë. Ndeshja e dytë është më e vështirë pasi të gjithë presin të kalojmë. Duhet të luajmë me kujdes dhe besoj se do kalojmë.”

“Ashtu sic e kishim ne problem me orën tani e ka Kairati. Është fusha dhe tifozeria jonë dhe besoj që do na ndihmojnë. Duhet një taktikë e mirë dhe të jemi agresiv. Kemi nevojë për shumë gjëra.”

“Do bëjmë kujdes me Arshavin, por nuk do jemi vetëm ne qendërmbrojtësit të kujdesshëm, por gjithë ekipi. Ata kanë 11 lojtarë të mirë, do të veçoja numrin 10 (brazilianin Isael). Nuk jemi vetëm ne mbrojtësit që do të kujdesemi, por kemi edhe Osmanin me Lilajn para mbrojtjes. Parashikimi? Mendoj që do të mbyllet në barazim 0-0.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *