Radas “bekon” goleadorin e ri të Skënderbeut

Marko Radas u bind të qëndronte te Skënderbeu edhe për vlerësimin që iu bë duke e emëruar kapiten. Kroati është pjesë e korçarëve prej shtatë viteve dhe trajneri Orges Shehi e “piketoi” si liderin e ri të bardhekuqve.

Mbrojtësi  ka folur në “Supersport” dhe thekson se ishte me shumë rëndësi të fitonin me Partizanin. “Më vjen mirë që e nisëm me një fitore, edhe pse nuk mund ta konsideroj të thjeshtë. Është shumë e rëndësishme, pasi fituam ndaj një rivali direkt.”

Më tej ai flet për përballjen me krutanët: “Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, duhet ta respektojmë maksimalisht kundërshtarin. Ne respektojmë këdo kemi përpara, natyrisht duke kërkuar gjithmonë fitoren në fushë. Sekreti është forca e grupit, kjo është pika e fortë e Skënderbeut, të luajmë të gjithë si një skuadër. Kemi një organikë, cilësore pavarësisht largimeve.”

GOLEADORËT – “Ndoshta skuadrat tregohen më të kujdesshme për të mos pësuar. Mund të thuhet se dikur ishin Pejic, Ekuban apo Salihi e Soue, por është vetëm fillimi dhe qendërsulmuesit mund të spikatin. Nuk besoj se ne kemi nevojë për sulmues në merkato. Krasniqi është një qendërsulmues shumë i mirë, të gjithë besojmë tek ai. Ndoshta në ndeshjen e parë i mungoi pak besimi, por kur ta gjejë do të tregojë vlerat e tij.”

FORMA – “Eksperienca që kam fituar këto 7 vjet te Skënderbeu, pastaj më ndihmojmë shumë edhe shokët e skuadrës. Bëhet gjithçka më e lehtë kur luan përkrah një lojtari si Vangjeli, që gjithashtu ka shumë eksperiencë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *