Radas, 3 pikët në Vlorë dhe oferta e Flamurtarit

Marko Radas u gradua kapiten te Skënderbeu këtë verë. Mbrojtësi kroat u bind të qëndronte në Koçë për të shtatin sezon radhazi. Të hënën bardhekuqtë kanë një ndeshje të vështirë kundër Flamurtarit në transfertë.

Qendërmbrojtësi ndër të tjera kërkon që Skënderbeu të bëjë një ndeshje të mirë në Vlorë. “Çdo vit është një ndeshje e vështirë, ata afrojnë lojtarë të mirë. Ne si klub kemi objektiv ndeshjen e radhës. Flamurtari ka një ekip dhe trajner të mirë. Shpresojmë të luajmë futboll të mirë dhe interesant për shikuesit”, shprehet Radas.

Futbollisti i Skënderbeut tregon se pushimi i kampionatit erdhi në kohën e duhur për korçarët, ndërkohë që thekson se synojnë tre pikët ndaj Flamurtarit. Ai flet edhe për ofertën e marrë këtë verë nga vlonjatët.

“Ikim në Vlorë për të marrë tre pikët, por ka ndeshje ku të kënaq edhe një pikë. Oferta e Flamurtarit? Histori e mbyllur, tani nuk ka rëndësi shumë”, përfundoi Radas deklaratën e tij në “Supersport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *