Rada, nga Interi te Shqipëria U-21

Shqipëria U-21 do të përforcohet me mesfushorin e Interit Armand Rada për ndeshjet kualifikuese të Europianit U-21, kundër Sllovakisë, më 23 dhe 27 mars. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi do të nisin kualifikueset e Europianit dhe natyrisht priten prurje të reja, për shkak të rinovimit të detyruar të brezave. Do të ketë shumë surpriza dhe lojtarë të ardhur nga U-19, ndërsa i konfirmuar është tashmë grumbullimi i Armand Radës, mesfushorit të Interit.

RADA – Luan me Interin, ka qenë vetë klubi zikaltër që në faqen e vet zyrtare ka njoftuar se Rada do të vishet kuqezi dhe do të kalojë nga Shqipëria U-19 tek ajo U21. “Mesfushori i datëlindjes 1999 do të marrë pjesë në dy ndeshjet kualifikuese kundër Sllovakisë për kualifikueset e Europianit”, shkruan faqja e Interit. Rada luajti tre ndeshjet kualifikuese me Shqipërinë U-19 vitin e shkuar, prej të cilave dy i nisi si titullar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *